Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 12:12

'Do të të shqyej', reperit shqiptar i kap e dashura mesazhet me tjetrën

I ftuar në emisionin "Why not", së fundmi ishte reperi i njohur nga Kosova, Kastro, i cili gjatë intervistës tregoi një moment të sikletshëm që i ka ndodhur me të dashurën.

Kastro tregoi se i kishte dhënë të dashurës fjalëkalimin në Snapchat dhe kështu i kishte dalë zbuluar tradhëtia.

"Njërës prej të dashurave i kam dhënë passëordin e Snapchat. Isha shumë i sigurt që nuk do shikonte gjë. Një rast unë do dilja në një vend jo të mirë me një femër tjetër dhe më shkruan në Snap “ku je se kam 1 orë që po të pres” dhe mesazhin e ka lexuar e dashura dhe i ka shkruar “do të të shqyej krejt”, tregoi Kastro.