Tirana International Airport njofton se duke filluar nga dita e sotme nisin riatdhesimet e personave që mund të kenë mbetur akoma jashtë vendit si shkak i krizës së krijuar nga pandemia. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët dhe nënshtetas të vendeve të Bashkimit Europian.
Sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:
Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05
Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.
"Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare", shkruhet në njoftim.
