Pas tre ditë protestash, maturantët u rikthehen sot në bankat e shkollës për provimin e tretë të maturës shtetërore në lëndën e matematikës. Ndryshe nga Letërsia ku provimi ishte 2 orë, për Matematikën ata patën në dispozicion 2 orë e 30 minuta.
Pas përfundimit të provimit, maturantët bllokuan rrugën para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkuan rivlerësimin e provimit të gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi.

Sa i takon provimit të Matematikës, ata thonë se nuk kanë asnjë shqetësim. Me 18 qershor maturantët do t'i nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje.
