Prej kohësh përflitej se aktorja Megan Fox është ndarë nga bashkëshorti i saj, Brian Austin dhe kishte nisur një lidhje të re me reperin Gun Kelly. Ndarjen e konfirmoi vetë bashkëshorti i Meganit, i cili hodhi poshtë thashethemet se aktorja kishte nisur një lidhje të re.

Brian u shpreh se ajo dhe reperi me të cilin është përfolur, janë thjesht miq.

Megjithatë kjo duket të mos jetë e vërtetë. Burri mendon se ata janë shok, por Megan është kapur së fundmi duke u puthur me reperin.

Ata janë kapur në momentin kur dilnin nga bari të kapur dorë për dore dhe i dhanë njëri-tjetrit edhe një puthje të shpejtë.

Më pas, çifti u fotografua edhe teksa hipën në automjetin e tyre luksoz.




