Koronavirusi ka prekur edhe institucionet më të larta në vend, përkatësisht Kryeministrinë, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.
“News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se janë identifikuar disa raste të prekur me koronavirus në Kryeministri.
Pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe dy gardistë, njëri prej të cilëve është në hyrje të Kryeministrisë.
Kujtojmë që ditët e fundit shifrat kanë qenë alarmante dhe në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë 82 persona.
