Olta Gixhari së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar postimet duke treguar barkun e rrumbullakosur apo rutinën e saj.

Pak javë më parë kur dha lajmin e ëmbël, aktorja publikoi edhe foton e parë me partnerin. Olta shfaqej në breg të detit duke i dhuruar një puthje djalit shqiptar që jeton në Spanjë.

Ajo ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij dhe pak kohë më parë për revistën "Story", Olta u shpreh se partneri i saj nuk ka aspak dëshirë të bëhet personazh publik. Ajo zbuloi vetëm se ai është shumë i bukur, por i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit.

Megjithatë sot Olta ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një foto me partnerin. Ai e ka ndihmuar të veshë atletet pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet. “Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta.

Aktorja ka treguar se ata janë njohur për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.
"Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie", tha Olta.

