Nga Shqipëria / E Martë 16 Qershor 2020, 19:07

E bukur yll në Instagram, por ja si duket Arbenita në foton e pashaportës

Arbenita Ismajli është padyshim një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, por edhe ndër më të komentuarat pas lidhjes me Feron. Arbenita numëron mijëra ndjekës në Instagram, ku tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot apo videot që poston, por nuk kanë munguar as akuzat për fotoshop apo ndërhyrje estetike.

Foto e fundit që Arbenita ka postuar i ka hedhur poshtë këto pasi modelja tregon sesi duket në foton e pashaportës. 

Arbenita ka postuar dy foto, njëra kur ishte 16 vjeç dhe tjetra 21.

Nga fotot dallohet që Arbenita nuk ka pësuar ndryshime me rritjen dhe ka qenë gjithmonë mjaft bukuroshe.