Reperët shqiptar janë përfshirë ditët e fundit në sherre dhe shkak janë bërë projektet e reja. Ditën e djeshme në vëmendje ishte sherri mes Majkut dhe Capital T. Majk publikoi një status ofendues, por pa përmendur emra, ku ndër të tjera shprehet se ekziston një drejtues dhe ndjekësit e tij. Më pas Capital T postoi një foto që dukej si kundërpërgjigje. "Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?", shkruante ai.

"Prive.al" bëri të ditur se zënka mes tyre ka ardhur si pasojë e duetit mes Capitalit dhe Ledrit dhe ky bashkëpunim nuk është pritur mirë nga Majku.
Bashkëpunimi i Ledrit dhe Capitalit ka sjellë edhe reagimin e Dj Blunt, i cili ka shpërthyer në ofendime.
“Ledri viçi ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri Viçi. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende”, thotë ndër të tjera Dj Blunt.

