Nga Shqipëria / E Martë 16 Qershor 2020, 16:04

Pas shifrave alarmante, Rama paralajmëron rimbylljen e vendit

Kryeministri Rama në një video live ditën e sotme paralajmëroi se nëse numri i të infektuarve vijon që të rritet, vendi mund të mbyllet sërish.

"Kjo është pasoja më normale pas hapjes që po u ndodh të gjithë vendeve. Ju kemi kërkuar vijimësisht të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri në respektimin e rregullave, me policë dhe ushtarë mund të kontrollosh mbylljen por nuk mund të disiplinosh hapjen nëse qytetarët nuk bëjnë detyrat e thjeshta. Nuk kam ndryshuar mendim. Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush. Po kaq e vërtetë është edhe tjetra, që një mbyllje tjetër do ishte dërrmuese. 

Nuk dua ta zgjas me atë që do heqim po të rimbyllemi sërish sepse ende jemi në kohë, për të frenuar armikun e padukshëm i cili nuk ka ikur asnjëherë. Numrat janë shqetësues por ende janë nën kontroll. Trupa mjekësore vazhdon të jetë në gatishmëri totale, gatishmëria jonë vazhdojnë në investimet mjekësore, por numri i rasteve varet nga qytetarët, se si dhe se sa i bën detyrat. Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se sa numri i lejuar sipas protokolleve të sigurisë nuk do të lejohen. Policia e shtetit është në gatishmëri që të bëj detyrën. Bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më", u shpreh Rama.