Kryetarja e Komunitetit Anti-Covid Mira Rakacolli ishte e ftuar në studion e emisionit "Top Talk", ku u shpreh se shtimi i numrit të rasteve me COVID-19, ishte e parashikuar në politikat e hapjes.
Racakolli u shpreh se rikthimi në karantinë për momentin nuk është një opsion, por nëse numri i të infektuarve do të pësojë rritje dhe do të rrezikojë sistemin tonë shëndetësor, karantinimi do të rikthehet sërish.
"Nëse shifrat mund të dërgojnë në kolaps sistemin shëndetësor ose në numër të madh të infektuarish, atëherë mund të kthehemi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Unë bëj apel për njerëzit. Po të respektojmë të gjithë bashkë me rigorozitet rregullat do të vijojmë të jemi të suksesshëm si në situatën e parë. Me numrat që kemi jemi në gjendja që nëse i zbatojmë këto masa të vazhdojmë të jemi të kontrolluar dhe as të mos diskutohet më çështja e kthimit në karantinë. Nëse do të kemi rritje të mëdha më pas jemi të përgjegjshëm për shëndetin e njerëzve. Duhet të kemi një lloj sigurie në jetët tona. Virusi është ekziston dhe e vetmja mënyrë mbrojtje është masat për ta mos e kontaktuar fizikisht atë, nëpërmjet distancimit dhe kimikisht me anë të përdorimit të dezinfektatëve”, u shpreh Mira Rakacolli.
