Nga Shqipëria / E Martë 16 Qershor 2020, 10:10

'Jemi të martuar moj', deklarata surprizë e vogëlushit në 'Piter Pan': E kam unazën në xhep...

Anri një nga vogëlushët më të ëmbël të "Piter Pan", i habiti të gjithë me deklaratën e tij mbrëmjen e djeshme. Kur Alketa i kërkoi t'i bëjë një pyetje të ftuarës, Xhensilës, Anri u ndal tek shoqja e tij, Herla dhe tha se është i martuar.

"Jemi martuar të dy ne", i tha Anri Alketës. "Herla çfarë thotë ky Arli kështu gjërash të çuditshme", e pyeti Alketa shoqjen e Anrit.

"S'po e marr vesh", u përgjigj bukuroshja. 

"Jemi të martuar moj, e kam unazën në xhep", i tha Anri.