Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit "Opinion", foli për situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë. Ditët e fundit ka patur një shtim rekord të rasteve të prekura nga koronavirusi dhe kjo është pasojë e hapjes dhe mos respektimit të protokolleve të sigurisë tha Manastirliu.
E pyetur nëse rrezikojmë të mbyllemi prapë, Manastirliu u përgjigj se kjo mbetet në dorën e qytetarëve, të cilët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe duhet të zbatojnë rregullat.
"Ne do të shohim si do të shkojë zhvillimi i epidemisë, nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo rikthimi mbrapa. Duhet të jemi të përgatitur dhe po vijojmë përgatitjet në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos ketë stres në trajtimin e rasteve dhe qeveria do garantojë kapacitetet e nevojshme, por është edhe përgjigjegjësi e qytetarëve", tha Manastirliu.
