Me datë 4 Qershor çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Krid.

Moderatorja ka publikuar shpesh momente pranë të voglit në Instastory, duke ndarë me ndjekësit emocionet e t'u bërit nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto të Kridit duke fjetur dhe i shpreh gjithë dashurinë. "Jam e dashuruar me ty, më vjen keq", ka shkruar Klea krahas fotos. Moderatorja nuk ndahet në asnjë moment nga i biri.






