Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 16:04

'Jam e dashuruar me ty', Klea nuk ndahet nga Kridi dhe na i kënaqi sytë me këtë foto

Me datë 4 Qershor çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Krid.

Moderatorja ka publikuar shpesh momente pranë të voglit në Instastory, duke ndarë me ndjekësit emocionet e t'u bërit nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka postuar një foto të Kridit duke fjetur dhe i shpreh gjithë dashurinë. "Jam e dashuruar me ty, më vjen keq", ka shkruar Klea krahas fotos. Moderatorja nuk ndahet në asnjë moment nga i biri.