Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 17:05

Skandal në Krujë/ Mjeku dhe e shoqja me Covid-19 refuzojnë karantinimin dhe shkojnë në punë

Kruja është kthyer në një nga vatrat më të mëdha të infeksionit nga Koronavirusi. Së fundmi në këtë qytet është regjistruar dhe një rast i paprecedentë.

Një mjek imazherist, Ardian Mata dhe gruaja e tij laborante refuzojnë të karantinohen, ndonëse kjo e fundit ka rezultuar pozitive me Koronavirus dy javë më parë.

Bashkëshortja e mjekut do t'i nënshtrohet sot ritestimit, për të parë nëse është shëruar. Gjatë gjithë kësaj periudhe mjeku ka refuzuar tamponin dhe ka lëvizur në të gjithë rrugët e qytetit.

Po ashtu ai është paraqitur disa herë në vendin e punës. Drejtuesit e spitalit i kanë bërë një ankesë me shkrim forcave të policisë, që të bëjnë izolimin e detyruar të tij por kjo nuk ka ndodhur.

Burimi: "Report Tv"