Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në mbarë botën po rritet me shpejtësi të frikshme. Në vetëm një javë janë shtuar mbi 1 milion të prekur dhe shifra në total ka shkuar 8,036,933.
Më shumë se 2 milion nga këto të infektuar janë në SHBA, shteti me numrin më të lartë të të prekurve në botë (2,166,796). Shteti i dytë për numrin më të lartë është Brazili, me 867.882 të infektuar, ndjekur më pas nga Rusia (537.210), India (336.185), Mbretëria e Bashkuar (296.857), Spanja (291.008), Italia (236.989).
Në mbarë botën 436.473 persona kanë humbur betejën me Koronavirusin, ndërsa 4.152.683 të infektuar janë shëruar.
