Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 20:08

Tragjike në Gjirokastër/ 8-vjeçari bie nga muri me lartësi 10 metër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të Hënë në Gjirokastër. Një fëmijë 8-vjeçar ka rënë nga një mur me lartësi prej afro 10 metrash, teksa po luante.

Fëmija ka marrë dëmtime të rënda. Ai është dërguar fillmisht në urgjencën e spitalit rajonal "Omer Nishani". Më pas është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Burimi: "Abc News"