Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në programin "Në kurthin e Piter Panit". Gjatë intervistës me vogëlushët, Xhensila ka zbuluar historinë e veçantë që fshihet pas emrit të së bijës, Ajkës.

Xhensila ka treguar se para se të merrte vesh gjininë e foshnjës që po priste, e ka parë emrin Ajka në ëndërr. "Që nga ai moment kam kuptuar se Ai lart i ka skenaret shumë të qarta", u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë se si Xhensila ashtu dhe Besi publikojnë shpesh momente pranë të voglës në rrjete sociale, e cila tani është bërë shumë e njohur për publikun.





