Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Opinion". Ajo foli rreth shtimit të ndjeshëm të rasteve të reja, duke treguar se ç'pritet të ndodhë.
Manastirliu u shpreh se situata do të vlerësohet në mënyrë dinamike. Po ashtu bëri me dije se janë gati disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i përgatitur për të përballuar situatë edhe nëse ka një fluks të shtrimit në spitale.
“Kemi disa skenarë gati për t’i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe Covid-4 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me Covid-19”, tha Manastirliu./ "Tv Klan"
