Me 12 Korrik të vitit 2018, çifti i njohur i showbizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja Ajka, e cila ka ndryshuar rrënjësisht jetën e dyshes.

Xhensila ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në programin "Në kurthin e Piter Pan-it" dhe lexoi në studio një letër-dedikim për Ajkën, të cilën e kishte shkruajtur në 1 vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja nuk mundi t'i mbante dot lotët dhe emocionet, teksa lexonte fjalët e mbushura plot dashuri për të bijën.

"Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin. Kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen. Lutem për ty sa hap sytë e gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që më solli në jetë. Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur t'i bëre vaksinat, kur të dhimbte barku e tani që po të dalin kicat. Kemi eksploruar botën bashkë përreth. Nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty. Po e shoh botën vetëm në sytë e tu dhe e di se sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim po shohin sytë e mi tani. Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra-tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ia dolëm, ti më ndryshove mua dhe jetën time përgjithmonë! Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë: kur ti të kalosh përmes ujavarave, mami do të jetë me ty! Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithçka! Ajka-ëndrra jonë e bërë realitet", shkruante Xhensila në letër.
View this post on Instagram






