Nga Shqipëria / E Hënë 15 Qershor 2020, 21:09

'Në shtëpinë tuaj kush e bën ligjin, Besi apo ti?', Xhensila jep përgjigjen epike

Xhensila Myrtezaj ishte këtë të hënë e ftuar në programin "Në kurthin e Piter Panit". Ajo ka zbuluar detaje të pathëna ndonjëherë nga jeta e saj private, mes të cilave dhe kush e bën ligjin në shtëpi, ajo apo Besi.

"Në shtëpinë tuaj kush e bën ligjin, Besi apo ti?", e pyeti vogëlushi Deon. Mirëpo përgjigjja e Xhensilës nuk ishte asnjë nga këto alternativa. Ajo tha se Ajka e bën ligjin pasi ajo është bosi.

"Në shtëpinë time Ajka është bosi. Ajka e bën ligjin", u shpreh Xhensila.