E ftuar në programin "Në kurthin e Piter Panit" mbrëmjen e sotme ishte këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë intervistës me vogëlushët, ajo ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me të ëmën e Besit.

Xhensila u shpreh se vjehrra e saj është një bjonde e bukur me flokë kaçurrela, për të cilat do donte shumë t'i ngjante dhe Ajka. Po ashtu ajo tregoi se vjehrra ka qenë mbështetja e saj më e madhe gjatë shtatzënisë dhe i ka qëndruar pranë në çdo vështirësi.

"Vjehrrën e kam një yll të vërtetë, një bjonde me kaçurrela. Do doja shumë që Ajka t'i ngjante për kaçurrelat. Ajo ka qenë krah meje në çdo moment, më ka qëndruar pranë në çdo vështirësi", tha Xhensila.







