Capital T dhe Majk ruanin një raport shumë të mirë së bashku, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar së fundmi. Në media po përflitet se dyshja janë zënë dhe madje po thumbojnë publikisht njëri-tjetrin.

Shkak për këto aludime janë bërë dy postime në Instastory-t e tyre. Majk ka bërë një status ofendues, pa përmendur emra, ku ndër të tjera shprehet se ekziston një drejtues dhe ndjekësit e tij.

Më pas Capital T ka bërë një postim, që duket si kundërpërgjigje. "Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?", ka shkruar ai.

"Prive.al" shkruan se zënka mes tyre ka ardhur si pasojë e duetit mes Capitalit dhe Ledrit, i cili do të publikohet pasnesër dhe ky bashkëpunim nuk është pritur mirë nga Majku. Megjithatë mbetet të presim një reagim nga dyshja.

Kujtojmë se Capital T dhe Majk kanë së bashku dy këngë të suksesshme, "Pasha jetën" dhe "Hala", të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.






