Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Ato bashkëjetojnë dhe shihen kudo së bashku.

Siç duket koha fluturon dhe sot është bërë një vit që nga dita kur Dua dhe Anwari dolën për herë të parë. Këngëtarja e ka surprizuar partnerin duke publikuar në profilin e saj të Instagramit, disa foto pranë tij, të cilat janë shkrepur në momente dhe periudha të ndryshme.

Në një prej fotove dyshja kanë pozuar nga shtrati, ndërsa të tjerat janë shkrepur nga festa, udhëtime dhe pasqyrojnë kujtime të ndryshme. Dua shkruan se asgjë nuk mund të ishte më e ëmbël se 365 ditë pranë Anwarit.
View this post on Instagram






