Klinika Infektive e Kosovës ka bërë me dije se është shënuar një tjetër viktimë nga Koronavirusi. Një grua 76-vjeçare nga Prizreni ka humbur jetën këtë të dielë.
"Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19 si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar Klinika Infektive.
76-vjeçarja është viktima e 33 nga Koronavirusi në Kosovë.
