Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 15:03

'Burri që është burrë e mban llafin', Roza Lati ka marrë këtë vendim në ditën e saj të lindjes

Moderatorja Roza Lati ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Me anë të një postimi në Instagram ajo shprehet se ka vite që ka vendosur ta lërë 23 numrin e moshës së saj.

"Kam tash e ca vite qe e kam lene 23 numrin e moshes sime. Burri qe eshte burr e ma llafin. Kshu qe ta dini kur tme uroni thoni "Roza gezuar 23 vjetorin". Faleminderit shume per mirekuptimin", ka shkruar moderatorja.

Roza ka zbuluar disa pamje nga festa, ku shihet ambienti i arreduar sipas shijeve të saj. Moderatorja e konsideron veten vajzë me fat pasi është e rrethuar nga miq të vërtetë.

"Per Zotin une jam vajze më me fat! Se kam miq te vertete! Jam shume e lumtur! Po festoj ditelindjen me njerezit e mi", shkruan moderatorja.