Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 16:04

Fatos Nano dhe familja e tij bëjnë testin e koronavirusit, del përgjigja

Ish-kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin.

Abcnews.al mëson se përgjigjet për familjen Nano kanë rezultuar negative.

Ndërkohë nuk dihet ende përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19 dhe nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar.

Kujtojmë që Fatos Nano prej një kohe të gjatë ka qëndruar larg politikës, mediave e syrit të publikut. Ish lideri historik është shfaqur në raste shumë, shumë të rralla.