Ditën e sotme në rubrikën "Trotuar" në "E diell", u diskutua mbi martesat dhe teksa jepte mendimin e tij lidhur me këtë temë, gazetari i njohur Ervin Kurti bëri deklaratën e papritur.

Ervini deklaroi se do të jetë një beqar i përjetshëm, kjo për faktin se ai dëshiron të jetë një person i lirë dhe nuk ka dëshirë t’i japë “llogari” askujt për veprimet që bën.

"Nuk ka shanse që unë të martohem. Nuk më pëlqen të martohem. Unë do jem një beqar i përjetshëm...me një lidhje, por që dua të jem i lirë. Të shkoj, të bëj çfarë të dua pa dhënë llogari", u shpreh Ervini ndërsa Nevina e pyeti nëse do e pranonte dikush me këto kushte. "Po do e gjej unë. Nëse s'do e gjej në Shqipëri, do e gjej jashtë", u përgjigj Ervini.

"Dua një marrëdhënie liberale, mos të kem detyrim fejesë, martesë, këto qokat se nuk i kam qejf te vetja. Dua të jem sa më i lirë, sa më i pavarur", shtoi gazetari.



