Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 23:11

Historia e pabesueshme: 'Kishin vite të martuar dhe prisnin të bënin fëmijë pa bërë seks'

Një mami ka treguar historinë e çuditshme të një çifti të martuar që prisnin të bëheshin me fëmijë, pa kryer marrëdhënie seksuale. Rachael Hearson, 59 vjeç, ka qenë infermiere dhe mami për më shumë se 40 vjet. Në librin e saj ajo ndan histori të çuditshme nga karriera e saj.

Duke folur për "Mirror" për librin e ri dhe çiftin në fjalë, Rachael tregoi se çifti mendonte se fëmija do vinte në jetë vetëm duke u martuar dhe nuk kishin asnjë informacion tjetër.

"Ata ishin martuar për disa vjet, por nuk kishin bërë fëmijë. Mendonin se fëmijët vinin në jetë thjesht pas martese. Mësimi i dikujt për seksin është mjaft përgjegjësi. Pas disa vizitave, çifti nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit", tregoi ajo.