Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 21:09

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Marina Vjollca detyrohet të heqë dorë

Moderatoren bukuroshe, Marina Vjollcën e kemi parë edhe gjatë periudhës së pandemisë në ekran, në drejtimin e spektaklit të humorit "Klanifornia". 

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, Marina tregon se gjatë kësaj kohe i është dashur të heqë dorë nga makeup artistët dhe është detyruar të kujdeset vetë për makeup-in.

"Pjesën e makeup-it gjithnjë e kam realizuar vetë, që nga momenti i pandemisë. Të gjithë e dinë që unë kam ekipin tim, që kujdesen për grimin dhe flokët e mija, por nga pamundësia, mbyllja e kufijve, u detyrova që nga halli, tentova ta bëja për herë të parë vetë. Ok më eci diçka mirë dhe thashë për inerci po e vazhdoj deri në fund", u shpreh Marina.