Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 20:08

Në pritje të ëmbël: Olta Boka tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e fëmijës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka ka konfirmuar sot lajmin se ajo është në pritje të ëmbël, lajm i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media.

Olta postoi në rrjete sociale një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe zbulon se po pret një vajzë.

"Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme", shkruan Olta teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët.

Olta është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin.