Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 18:06

'Në konak t'vet', Rezarta dhe Ermali kalojnë fundjavën në Gjirokastër, pamjet brenda shtëpisë së Enverit

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha së bashku me vajzën e tyre, Herën e kanë kaluar fundjavën në qytetin e Gjirokastrës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rezarta me postimet e fundit në Instagram ku ka treguar se gjatë qëndrimit në Gjirokastër kanë vizituar edhe shtëpinë e Enver Hoxhës.

Rezarta ka publikuar foto nga qyteti dhe nga ambientet brenda shtëpisë.

“Në konak të t’vet", shkruan Rezarta në një foto ku Ermali shihet i ulur në sofër.

Shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër është shndërruar në muze duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.