Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 16:04

Tragjike/ Aktori i njohur var veten në shtëpinë e tij

Aktori i Bollywood-it, Sushant Singh Rajput është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bandra, Mumbai këtë të dielë. Policia e Mumbait ka konfirmuar vdekjen e i 34 vjeçarit dhe ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet që e kanë çuar në vetëvrasje.

Rajput bëri debutimin e tij televiziv në vitin 2008 me "Kis Desh Mein Hai Meraa Dil". Popullariteti i shfaqjes bëri që ai të merrte pjesë në seri të tjera të suksesshme si "Pavitra Risha", për të cilën ka fituar dhe disa çmime si aktori më i mirë.