Tea Zhuli dhe Kristi Becka janë një nga çiftet më të njohur të "Big Brother Albania". Para dy vitesh Kristi i propozoi për martesë partneres së tij, gjatë "Festës së Birrës", në qyetetin e Korçës.

Ai u ngjit në skenë dhe u ul në gjunjë para Teas, duke i propozuar për martesë. Pas propozimit ato kanë ndërmarrë dhe hapin e madh në jetën e tyre.

Ndonëse nuk kanë bërë asgjë të ditur, burime pranë çiftit kanë konfirmuar për "Panorama Plus" se dyshja janë martuar në fshehtësi. Ende nuk dihet data apo ndonjë detaj më tepër pasi Tea dhe Kristi janë treguar shumë diskretë.




