Para pak ditësh u zhvillua provimi i Gjuhë Letërsisë, nga i cili maturantët mbetën shumë të pakënaqur. Sipas tyre, testi përmbante pyetje jashtë programit dhe shumë subjektive, të cilat i kanë penalizuar.
Sot, për të tretën ditë, maturantët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera po ashtu do të vazhdojnë protestat kundër Ministrisë së Arsimit. Në orën 11:00 ato do të mblidhen në "Rrugën e Durrësit", para godinës së ministrisë.
Maturantët kërkojnë rishikimin e tezës dhe rivlerësim.
