Nga Shqipëria / E Diel 14 Qershor 2020, 09:09

Kjo foto do t’iu ëmbëlsojë mëngjesin: Vogëlushit të Gazit dhe Irës i dalin kicat e parë

Çifti shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe Ira u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit që lamë pas. Ira solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Dard.

Ndonëse dyshja publikojnë shpesh foto pranë të voglit, janë siguruar që të mos e ekspozojnë portretin e tij në rrjete sociale. Dardi po rritet nga dita në ditë, madje i kanë dalë dhe dhëmbët e parë.

Ira ka publikuar së fundmi një foto shumë të ëmbël të buzëve të vogëlushit. Ajo ka treguar se Dardit i kanë dalë dhëmbët e parë, ndonëse ai ka refuzuar t'i tregojë para kamerës.

"Dhëmbët, dhëmbët, dhëmbët e mi të mprehtë", ka shkruar Ira krahas fotos.