Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste të reja, nga 270 testime të bëra. Prej tyre 24 janë në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 1 në Elbasan, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 3 në Kamëz dhe 1 në Gjirokastër.
Që nga fillimi i pandemisë në vend, kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë të shëruar por vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv. Numri i të shtruarve është 52, 7 në terapi intensive dhe një prej tyre i intubuar.
Shqipëria po goditet nga një valë e dytë e Koronavirusit shumë shpejt dhe me shifra të larta. (Lexo këtu)
