Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 15:03

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Maturantët: Na kanë kërcënuar

Ditën e sotme një numër i madh maturantësh kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, kundër testit të Gjuhë Letërisë. Ato shprehen se provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe jashtë programit mësimor.

Maturantët kanë treguar për mediat se ditën e djeshme kanë marrë kërcënime nga Ministria që të hiqnin dorë nga protestat. “Ministrja nuk e ka përmendur në deklaratën e saj dje por në mediat sociale janë publikuar shumë presione nga ana e Bashkisë. Gjithçka është bërë nga Ministria për të na shtypur neve. Presioni drejtpërdrejtë ishte ai i djeshmi ku na janë mbajtur emrat dhe jemi kërcënuar disa herë që ne jemi militantë partie kur ne e kemi deklaruar vazhdimisht që ne nuk përfaqësojmë parti, por kemi ardhur për të drejtat tona”, ka deklaruar një prej maturantëve./ Ora News