Numri i viktimave nga Koronavirusi në Kosovë është rritur. Një pacient 71-vjeçar nga komuna e Prizrenit ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Kosovës.
Klinika Infektive ka bërë me dije se 71-vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në Kosovë kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa 921 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.385, me 58 raste të reja vetëm ditën e djeshme.
