Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 16:04

Tayna pozon pranë makinës luksoze dhe duket fiks si Kylie Jenner

Reperja e njohur Tayna ka publikuar në rrjete sociale një foto, ku shfaqet më në formë se kurrë. Ajo ka pozuar përpara një Ferrari dhe ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve.

Disa fansa janë shprehur se në pamje të parë reperja iu është dukur si Kylie Jenner. Miliarderja publikon shpesh foto të tilla në rrjete sociale, pranë makinave të saj.

"Për një moment mendova se ky ishte trupi i Kylie Jenner", "Mendova se postoi Kylie Jenner", "Në fillim mendova se ishte Kylie Jenner", shkruajnë disa nga ndjekësit.