Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 19:07

Lei Kraja me pushime në jug, fotografohet me gazetarin e njohur

Moderatorja bukuroshe e sportit, Lei Kraja ka nisur pushimet. Lei ndodhet në jug, nga ku ka postuar plot foto ku shfaqet në super formë me rrobabanjo.

Me postimin e fundit, moderatorja ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e gazetarit të njohur, Ervin Kurtit.

Të dy janë fotografuar teksa shijonin kohën me diell, të kombinuar me njëri-tjetrin ngjyrat e rrobave të banjës dhe të qeshur. 

Gjithashtu në një foto tjetër Lei ka zbuluar se bashkë me Ervinin po e kalojnë të shtunën në Vlorë.