Ledion Liço dhe Sara Hoxha festojnë sot përvjetorin e martesës dhe në këtë ditë të veçantë Ledioni e ka surprizuar Sarën me një dhuratë.

Kur është kthyer në shtëpi, Sara ka gjetur dhuratën e Ledionit, një set enësh nga modelja e famshme Chrissy Teigen.

Sara tregon se e pëlqen shumë modelen dhe mesa duket frymëzohet nga gatimet e librit të saj.

"Vij në shtëpi tek dhurata më e ëmbël nga bashkëshorti im, që e di se s’dua askënd më shumë se Chrissy Teigen", shkruan Sara.


