Një vit më parë këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri u bë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e Sidritit solli në jetë një vajzë, të cilës çifti vendosën emrin Ejna.

Sidriti ka publikuar sot një foto me vogëlushen duke i uruar ditëlindjen me fjalët më të ndjera.

"Sa shpejt kaluan 365 ditë. Si sot erdhe ti zemra e vogël Ejna. Falenderimi i takon krijuesit. Askush nuk dhuron më mirë e më bukur se ai. Zoti të bëftë prej më të mirëve dhe të udhëzoftë në çdo hap e vogla e babit", shkruan artisti krah postimit ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga kolegët dhe miqtë.





