Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 20:08

'Në Shqipëri ndihemi më të sigurt', turistët e huaj pushtojnë bregdetin e jugut

Turistë nga Bjellorusia kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë zgjedhur Vlorën si destinacion pushimi. Charter-i i parë nga Bjellorusia solli 198 turistë, të cilët do të qëndrojnë disa ditë apo disa javë në vendin tonë.

Në një prononcim për Top Channel ata shprehen se Shqipëria është një vend më i sigurt . ”Do të jem e shëndetshme, ka vitaminë D dhe det , jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorus", shprehet një turiste.

Ardhja e turistëve u përshëndet edhe nga Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Dr. Constantin Von Alvensleben. “Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë".