Moderatorja bukuroshe Kiara Tito ka nisur pushimet dhe ditët e fundit ka postuar plot foto që kanë tërhequr vëmendjen e janë pëlqyer shumë.

Në foton e fundit, Kiara shfaqet duke pozuar me një fustan të kuq të shkurtër dhe duket mjaft seksi. Mirëpo fansat menjëherë kanë kapur një detaj.

"Të duken pak brekët", i shkruan një komentuese Kiarës.

Moderatorja ka vendosur të mos i përgjigjet komenteve ndërkohë që nuk e ka bërë të ditur as se me kë po i kalon pushimet.

Kujtojmë që Kiara ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private dhe konkretisht për lidhjen me Butrint Imerin, lidhje të cilën dyshja nuk e konfirmuan kurrë.



