Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 16:04

Vatra të reja koronavirusi: Pekini izolohet për herë të dytë

Disa zona në Pekin janë futur sërish nën izolim pasi sot janë raportuar 6 raste të evidentuara në vatra të reja, që kanë ndezur frikën e një rikthimi të infeksionit.

Njerëzit janë ndaluar të dalin nga shtëpitë në 11 komplekse banimi në jug të distriktit Fengtai në Pekin.

Masat në Kinë ishin hequr dhe gjithçka dukej nën kontroll, por 6 rastet e reja të konfirmuara sot kanë shkaktuar frikë. 

Mes gjashtë rasteve të reja, tre ishin punonjës të tregut, një vizitor dhe dy punonjës të qendrës së kërkimeve për mishin në kinë.

Autoritetet kanë mbyllur menjëherë tregun, bashkë me një tjetër treg ushqimesh deti të vizituar nga një prej pacientëve, për dezinfektim dhe marrje kampionësh.

Nëntë shkolla dhe kopshte të afërta u mbyllën gjithashtu. Kthimi në shkolla fillore i nxënësve është anuluar dhe po ashtu të gjitha eventet sportive dhe drekat apo darkat në grupe.