Mediat italiane kanë raportuar se një 33-vjeçare shqiptare, e quajtur Fatma Core ka humbur jetën në Itali. Ajo ka vdekur tragjikisht gjatë një udhëtimi pune. Furgoni i punës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Në timon ndodhej pronari Renzo Franchin, 67-vjeç. Ai ka dalë nga spitali pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Fatma punonte në një fabrikë rrobash. Punëtorët kanë treguar se 33-vjeçarja kishte vite në këtë punë dhe ishte kthyer në familje për to. Vdekja e saj i ka tronditur të gjithë.
