Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 12:12

Detajet/ Vatra të reja në Fier, zbulohet si e morën virusin 3 të infektuarit

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste të reja me Covid-19. Tre nga këto raste janë në Fier, të cilat janë vatra të reja.

Gazetarja Valbona Davidhi ka bërë me dije për "ABC News" se dy nga rastet janë në bashkinë e Roskovecit dhe një në Patos. Këto persona kanë pasur kontakte me spitalet në QSUT. Gruaja nga Patosi dyshohet se është infektuar në QSUT, ku ka qenë e shtruar.

Po ashtu dhe çifti nga Raskoveci dyshohet se e kanë marrë virusin në Tiranë, pasi kanë vizituar djalin, i vili ka rezultuar më vonë i infektuar me Koronavirus.

Burimi: "Abc News"