Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 09:09

Pyetja për poezinë e të atit ra në provim, reagon vajza e Lasgush Poradecit: Injorantë

Maturantët kanë bërë së fundmi provimin e maturës në Gjuhë Letërsi, për të cilin u shprehën shumë të pakënaqur. Një ndër pyetjet e rëna në test kishte të bënte me një tekst nga Lasgush Poradeci.

Lidhur me këtë pytje ka reaguar vajza e tij, Marie Poradeci. Në një status në llogarinë e saj të Facebook-ut ajo ka shkruar se ata që bëjnë testet janë "injorantë" pasi asnjë ndër alternativat e vendosura nuk është e sakta.

"Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales "dlirnja" dhe alternativat ishin
1) gezohem
2) çlirohem
3)gjunjezohem
4) shmangem.
Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?", ka shkuar Marie krahas poezisë së mëposhtme: