Agron Vula, i ati i reperit të njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen. Ledri nuk është pranë të atit në ditën e tij të veçantë, megjithatë e ka surprizuar me anë të një urimi publik në Instastory.

“Urime ditëlindja BAB. Mendoj për ty në këtë ditë speciale për ty dhe të dërgoj urime! Je babai më i mirë që dikush mund të dëshirojë”, ka shkruar ai krahas një fotoje me të atin.

Reperi ndodhet me pushime me partneren e tij, Sara Hoxhën. Dyshja janë bashkë prej kohësh, mirëpo vetëm pak kohë më parë vendosën ta bënin publike dhe tani nuk fshihen më.






